I kujton Championsin, Materazi tallet me Ibrahimoviç: Ta jap kupën borxh nëse e do

Përplasjet mes Ibrahimoviç dhe Materazit nuk kanë të sosur, teksa këtë herë është mbrojtësi Italian që ka thumbuar suedezin. Të gjithë e mbajnë mend atë ndërhyrje horror që Ibra bëri ndaj Materzit në derbi, gjë që e zbuloi para disa muajsh se ishte e qëllimshme, pasi e kërkonte hakmarrjen prej disa vitesh. Marrëdhënia mes dy futbollistëve nuk ka qenë e mirë që prej asaj kohe, ndërsa ish-mbrojtësi i zikaltërve ka zgjedhur sfidën e xhonglimit të letrës higjenike për t’u tallur me Ibrahimoviç.

Ky i fundit u largua nga Interi verën përpara sezonit kur zikaltrit rrëmbyen trofeun e Champions League dhe këtu nis edhe ironia e Materazit. “Le të shohim nëse ia del… nëse e do kupën ta jap hua”, ka shkruar ish-futbollisti Italian, ndërsa shihet duke bërë sfidën me letrën higjenike, të cilën në fund e dërgon brenga trofeut veshëgjatë të Champions League./Sport Ekspres/