I kishte të lara duart me Superioren, Rexhinaldo zyrtarizohet në skuadrën e re

0

Një telenovelë e madhe u bë me rastin e Rexhinaldos në Shqipëri. Shumë e lidhën këtë sulmues me Partizanin, pasi gjendej në të njëjtën vend duke bërë stërvitje në Turqi. Por në prononcimin e dhënë për “Sport Ekspres” dukej qartësisht se nuk ishte aspak në planin e tij kthimi në Shqipëri.

Së fundmi është zyrtari kalimi i Rexhinaldos te Kaysar në Kazakistan. Këpuca e artë që u shpall në Superiore gjatë sezonit të shkuar ka gjetur kështu strehën e re ku pritet të jap kontributin e tij për pjesën e mbetur të kampionatit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.