“I kemi shanset për Europë, prandaj kam ardhur”, Rapo keqardhje për Gjirokastrën: U bë shtëpi e dytë, por ashtu erdhën gjërat

Donald Rapo iu bashkua klubit të Laçit gjatë muajit janar, duke lënë Luftëtarin pas 5 vitesh. Problemet me drejtuesit sollën në marrjen e këtij vendimi, ndërsa futbollisit shqiptar shpreh keqardhje për largimin, pasi Gjirokastra për të është një shtëpi e dytë. Këtë gjë e ka bërë të ditur Rapo në një intervistë për “Albeu”, ku tregon edhe për aventurën e tij të re me kurbinasit.

Laçi momentalisht gjendet në vendin e 3-të në Superiore, që përkon edhe me objektivat e klubit, e cila është pjesëmarrja në Kupat e Eurpoës. Sipas lojtarit shanset për të shkuar aty flasin për kurbinasit, ndërsa kjo është edhe arsyeja përse i është bashkuar skuadrës laçiane, pjesë e së cilës do të jetë edhe sezonin e ardhshëm.

Si i përjetuat këto ditë në karantinë dhe ku u stërvitët?

“Në fillim ishte mjaft e vështirë karantina se në fakt ne që ishim të izoluar në pallat nuk kishim ku te bënim stërvitje edhe ishte pak e veshtire për një futbollist profesionist. Megjithatë me kalimin e kohes u ambientuam me këtë situatë tepër të veshtire. Mua në fakt më ka ndihmuar shumë edhe Roland Peqini me u stervit në kushte shtëpie”.

Cila e menaxhoi më mirë sportin, FSHF apo Qeveria?

“Besoj që qeveria ka bërë një punë mjaft të mirë me Covid-19 se e kapi në kohë që kur doli rasti i pareë edhe nuk u përhap si vendet jashtë. Por mua nuk më të them kush e manaxhoj më mirë qeveria apo FSHF”.

Po zhvilloni një kampionat të mirë. Besoni fort se Laçi do të shkojë në Kupat e Europës?

“Besoj që Laçi i ka gjitha shanset të kapi Kupat e Europës edhe prandaj erdha këtu që të jap edhe unë forcën time që të kapim objektivat e klubit”.

Si i keni marrdhëniet me presidentin Pashk Laska?

“Me presidentin kam një komunikim që ka një sportist me shefin e vetë”.

Do të qëndroni te Laçi dhe për sezonin e ardhshëm?

“Po do jem pjesë edhe vitin tjetër me Laçin”.

Nga Luftëtari u larguat me shumë polemika. A ju vjen keq për gjendjen e ish-skuadrës ku spikatët si futbollist?

“Ashtu si erdhën gjërat në fund me Gjirokastrën më vjen tepër keq se kam kaluar gati 5 vjet te ai klub edhe u bë si shtëpia ime e dytë. Nuk dua të flas për polemikat që kisha me drejtuesit se nuk ja vlen. Do më mungoj Gjirokastra se ishte një ambjent i qetë dhe me ish-shoket e ekipit ku me disa kam marrdhënie mjaft të mira. Edhe shumë e shumë gjëra të tjera”.

Përveç futbollit, si e kaloni kohën e lirë?

“Kohën e lirë mundohem ta kaloj sa më shumë me të fejuarën time, me qenin tim Oscarin, plus edhe me ndonjë lojë Playstation FIFA”.

Cungu njihet për karakterin e tij të fortë dhe të egër. Si është të stërvitesh nën urdhrat e tij?

“Profesor Cungu njihet për karakterin që ka dhe kjo na ndihmon edhe neve që cdo ditë të japim 100% në stërvijte. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam punuar deri më sot”.

Messi apo Ronaldo? Normale që Messi

Për cilën skuadër Europiane bëni tifo?

“Bëj për Milanin por për momentin nuk jemi aty ku ishim dikur“, ka thënë Donald Rapo./Halit Delibashi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *