“I kapi me grushte dhe u zhdukën nga frika”, batuta e Vierit për sulmin ndaj Lipit

Davide Lipi është një agjent i famshëm i futbollit dhe djali i Marçelo Lipit, trajnerit që ka fituar Botërorin e vitit 2006 me Italinë. Davide ka kaluar momente të frikshme gjatë ditës së djeshme, ndërsa është sulmuar nga tre persona.

Ata e kanë rrahur dhe kërcënuar me jetë 42-vjeçarin, por pa arritur ti marrin para apo sende të tjera. Personat janë larguar me motorat e tyre, ndërsa agjenti i lojtarëve ia ka hedhur paq. Akoma nuk dihet nëse ka qenë një tentativë grabitje, apo thjeshtë një kërcënim për Lipin.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe Bobo Vieri, i cili ka një miqësi të fortë me Daviden. “Po çfarë rrahje, Davide i ka kapur në grushte dhe ata ja kane mbathur me të katra nga frika”, ka komentuar ish-sulmuesi në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *