I ka rreshtuar klubet pas vetes, e veçanta e Haaland: Fle gjumë me 5 topa futbolli

Erling Haaland është në emër që po merr dita ditës vëmendjen e klubeve më të njohura europiane, që kërkojnë ta bëjnë të tyren në verë. Sulmuesi që aktivizohet në Austri me Salzburgun ka arritur të shënojë plot 26 herë në 18 ndeshje të zhvilluara, duke qenë kështu një nga futbollistët më në formë në këtë aspekt.

Norvegjezi 19 vjeçar ka folur së fundmi për mediat e vendit nordik, duke treguar edhe një të veçantë për veten e tij. Haaland në një farë mënyre fle me futbollin, pasi është shprehur se 5 topa futbolli, që përkojnë me 5 herët që sulmuesi ka realizuar triplet, e shoqërojnë atë në shtrat gjatë kohës kur fle gjumë.

“Të shënuarit gol është një nga kënaqësitë më të mëdha për mua. Natën fle i qetë në shtrat së bashku me 5 topa futbolli që i kam fituar këtë sezon”, ka deklaruar Erling Haaland./Sport Ekspres/