I jashtëzakonshmi Sadiku/ Malaga pranë zonës së rrezikut, sulmuesi dhuron fitoren e munguar

Nga Liga e dytë, Malaga po has vështirësi në grumbullimin e pikëve në këto javë të para të kampionatit. Spanjollët po kalojnë një paraqitje mjaft të dobët ku në 12 ndeshje kanë arritur vetëm dy fitore. E fundit gjatë takimit të sotëm ku Sadiku ishte protagonist me golin e fitores.

Malaga mposhti Deportivo Lakorunjën në transfertë me rezultatin 0-2, ku sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë dhe atë të sigurisë në minutën e 87’. Një dalje e pasigurtë e portierit mjaftoi që Sadiku të shtyjë me kokë topin në portën e boshatisur. Gjatë lojës Armando Sadiku ka qenë mjaft kërkues ndaj golit aq sa ka humbur edhe disa raste të pastërta për gol. Megjithatë fitorja i bashkangjitet fitores në ndeshjen e parë në kampionat duke pasur vetëm dy “drita të gjelbërta” në klasifikimin e përgjithshëm./Sport Ekspres/