“I ironizuan pa kuptim, por ky tifogrup po vetfinancohet”! Bukuria që i shtoi Vllaznisë…tifozi i 12

“Power 12” ishte tifogrupi më i ri që doli në futbollin shqiptar, ndërsa ishte i gjithi në mbështetjen e Vllaznisë. Emri është shumë domethënës dhe goditës, për të treguar se shkodranët nuk do të luanin më me 11 lojtarë në fushë, por do të kishin një armë shtesë, që po u mungonte. Këtu nuk po flasim vetëm për ndeshjet ndaj ekipeve të mëdha apo ecurinë pozitive për disa fitore radhazi.

Ashtu siç ndodhë rëndomtë në Shqipëri, pas një momenti jo të mirë që kalojnë ekipet, atëherë në stadium vijnë vetëm tifogrupet që i japin gjallëri lojtarëve. Ndërsa kur flitet për momentet pozitive, është e lehtë që të ndiesh mbështetjen e madhe.

E vlerësime ka pafund brenda ambientit shkodran për “Power12”, tifogrupin që po financion gjithçka nga vetja, pavarësisht se rruga e nisur nuk ka qenë edhe aq e lehtë, pasi ironitë nuk mund të mungonin. Në fund të fundit, jetojmë në Shqipëri… /Sport Ekspres/