“I infiltruar” në stadium për kryendeshjen e “Bundesligës”, Mourinho: Këtu mund të shoh nxehjen

Tottenham do të përballet me Leipzig në fazën me eleminim direkt në Champions League. Mourinho ka nisur të mendojë që tani për këtë përballje, duke përfituar nga pushimi dimëror që ka skuadra e tij për të “spiunuar” gjermanët.

Tekniku portugez ka qenë i pranishëm në “Allianz Stadium” për të parë kryesfidën e “Bundesligës” mes Bayernit dhe Leipzigut. Mourinho nuk u shpëtoi dot kamerave, megjithëse u përpoq të mos binte në sy me prezencën e tij. Portugezi ka shpjeguar më pas edhe arsyen e “infiltrimit” të tij mes tifozëve, ku shprehet se nga shkallët e stadiumit vëren ato që kamerat nuk i japin, madje mund të shohë edhe nxehjen e lojtarëve.

“Është shumë e rëndësishme të jem në stadium. Mund të shoh detajet e vogla. Edhe nxehjet madje. NGa aty mund të shoh çfarë TV dhe videot nuk më shfaqin. Për të parë nxehjet dhe çfarë lojtarët mund të bëjnë individualisht. Disa aftësi që ndonjëherë qendrojnë të fshehura gjatë lojës. Nuk mund ta huimbja këtë mundësi. Lojtarët kishin nevojë për pushime. I donin për trupin dhe shpirtin e tyre, por unë jo”, ka deklaruar Jose Mourinho./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *