I impresionon stadiumi i ri, Xhevahir Sukaj dhe Sinan Idrizi shohin nga afër “Arenën Kombëtare”

Xhevahir Sukaj dhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, kanë parë më nga afër stadiumin e ri në kryeqytet. Bëhet fjalë për “Arenën Kombëtare”, që e ka kaluar testin e parë në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra, ndërsa do të hap dyert ndaj Francës.

Të impresionuar nga pamja që ofron kjo arenë, sulmuesi i vlonjatëve ka zgjedhur që ta shpërndajë në rrjetet sociale këtë moment të vizitës. “Marshallah “Air Albania Stadium” është diçitura që është vendosur, për të treguar edhe impresionin e parë të marrë nga stadiumi i ri i Kombëtares. Por njëkohësisht kjo arenë do të përdoret edhe për ndeshjet e ekipeve të Superiores. /Sport Ekspres/