I hoqi Superkupën nga duart, Simeone habit me “gërshërën” e Valverdes: Atë do bëja edhe unë!

Padyshim që kartoni i kuq i marrë nga Valverde ndaj Atletico Madridit ishte më i bukuri që mund të merrte në karrierë. Në minutën e fundit dhe në një finale, ekipi kundërshtar ishte pranë golit që do të vendoste takimin.

Derisa Valverde bën “gërshërën” ndaj Moratas, duke mos i lejuar që të shënojë në portën e Realit të Madridit. Një ndërhyrje që normalisht solli edhe shumë tension në fushë. Në fund ishin madrilenët që fituan Superkupën falë 11-metërshave. Deklarata e trajnerit të Diego Simeones, ka qenë disi e habitshme, por edhe shumë poër t’u vlerësuar.

Asnjë polemikë të vetme për zgjedhjen “jo të drejtë” të Valverdes, që i hoqi edhe Superkupën nga duart. “Nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër, edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë. Ky është futbolli”, tha shkurtimisht Simeone. /Sport Ekspres/