“I heqin kapelen” në Kroaci, Uzuni lojtari më i mirë i javës!

Myrto Uzuni, veçse u përfshi në formacionin më të mirë të javës në Kroaci, ai është shpallur edhe lojtari më i ri. Goli dhe asisti i dhënë në ndeshjen me Hajdukun, që Lokomotiva e fitoi 2-0, bënë që në Kroaci ta vlerësonin sulmuesin anësor.

“Ndihem mirë pas fitores kundër Hajdukut. Jam i gëzuar që jam zgjedhur lojtari i javës. Por pa ndihmën e shokëve nuk do të kisha bërë një ndeshje të mirë. U shfaqëm si ekip i madh dhe e kontrolluam ndeshjen ndaj Hajdukut”.

“Sekreti i përshtatjes? Isha me fat që të gjithë ne kemi qenë fantastikë që në ditën e parë. Gjithashtu dua të shtoj se kam ardhur në një ekip të shkëlqyer, me një trajner të shkëlqyer. Kemi lojtarë me cilësi të mira dhe vërtetë po e shijoj këtë eksperiencë të re që kam nisur te Lokomotiva”.

https://www.facebook.com/NKLokomotivaZagreb/photos/a.133910333357700/1936741373074578/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *