I habiti të gjithë me shtirjen për të mos hyrë në fushë, Pioli jep përgjigje për çështjen Musacchio

0

Reagimi i Musacchios në ndeshjen e fundit të Milanit kundër Torinos nuk la shije të mirë në opinionin public. Pas dëmtimit të Kjaer në minutën e 44-t, mbrojtësi italian refuzoi të hynte në fushë, teksa vendosi të fliste nëpërmjet mimikës së tij, ku tregonte se ndjente shqetësime. Por më pas është ulur tejet i qetë drejt stolit, duke shmangur komunikimin me Piolin. Ndërkohë pjesa e dytë e takimit nuk do e gjente më në stolin e pankinës, duke ngritur dyshimet se trajneri italian i dha ndëshkimin e merituar për shkak se u shtir të ishte i dëmtuar.

Porn ë konferencën për shtyp për ndeshjen e radhës, Pioli hedh poshtë të gjitha hipotezat për një shtirje nga ana e Musacchios. Kreu i pankinës së Milanit ka shpjeguar se mbrojtësi kishte një shqetësim në pulpën e tij dhe kjo ishte arsyeja pse refuzoi hyrjen në fushë. Gjithashtu shton se nëse ngjarja nuk do të ishte kështu, atëherë për futbollistin kuqezi nuk do të kishte një vend në listën e tij për takimin e nesërm.

“Nuk ka asnjë çështje Musacchio. Ai kishte një shqetësim në pulpë. Iu desh të luante në Kupë, por ndjeu një lëndim në muskulin e pulpës dhe për këtë arsye luajta me Kjaerin nga minuta e parë. Nëse do të refuzonte të hynte në fushë, atëherë nuk do të ishte thirrur për nesër”, ka deklaruar Pioli./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.