I gjithë stadiumi nën vëzhgim, “avullojnë” biletat e derbit

0

Derbi i kryeqytetit po afron. Tirana dhe Partizani do të ndeshen të premten në sfidën më të rëndësishme të sezonit për të dyja skuadrat, që do të synojnë të mposhtin njëra-tjetrën. Rëndësia e sfidës dihet dhe nga dy tifozeritë, që priten të tejmbushin stadiumin “Selman Stermasi”.

Biletat po shiten në kohë rekord dhe kanë mbetur vetëm 1500 bileta në treg. Vazhdon me ritme të jashtëzakonshme shitja e tyre. Nga raportimet e fundit, mësohet se afro 1500 bileta në tribunat G dhe C kanë mbetur në tre.

Ndërkohë sot ka përfunduar edhe instalimi i sistemit të kamerave për monitorimin e gjithë impiantit të stadiumit, brenda dhe jashtë tij. Kompania e menaxhimit të sigurisë, BBS, do të hapë dyert e stadiumit në orës 16:00, për t’i dhënë mundësi tifozëve të akomodohen në sektorin ku kanë prerë biletën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.