I gjithanshmi Rexhinaldo, motivon Kukësin dhe bën gati valixhet për në Afrikë

0

Sulmuesi i Kukësit Rexhinaldo u rikthye të shënojë ditën e sotme në takimin ndaj Teutës. 28-vjeçarit nuk shënonte që prej muajit shtator dhe mungesa e golit ishte kthyer në një problem të madh për dhe klubin e Kukësit që pret shumë nga ai.

Në përfundim të takimit Rexhinaldo ka bërë një postim në llogarinë e tij në “facebook” ku është shprehur kënaqësitë që i dha rikthimi te goli: “I gëzuar që shënova gol dhe që ndihmova skuadrën për të barazuar ndeshjen. Për turp që ma anuluan golin e parë, diçka që vetëm arbitri i linjës e pa. Gjithsesi, të vazhdojmë të punojmë dhe jam i sigurt që do arrijmë objektivat tanë”, shkroi sulmuesi në gjuhën portugeze.

Pak orë pas përfundimit të takimit Rexhinaldo i është drejtuar aeroportit “Nënë Tereza” për t’u nisur drejt grumbullimet të kombëtares së Mozambikut, ku do të vihet nën urdhrat e ish-lojtarit të Portugalisë e Benfikës, Abel Ksavier.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.