I fituari i madh dhe plani i javës së 22-të, Superiorja nuk ndalet

U mbyll edhe java e 21-të e Superiores, ndërkohë që i fituari më i madh ka dalë Partizani. Të kuqtë bënë detyrën kundër Kastriotit dhe iu gëzuan fitores së Tiranës me Kukësin. Plot tetë pikë ka shkuar diferenca me vendin e dytë, ndërkohë që edhe Teuta u ndal në barazim pa gola me Kamzën.

Situata për Europën është pak a shumë e njëjtë, me ndryshimin e vetëm se Skënderbeu mundi Laçin dhe e parakaloi në renditje. Korçarët renditen në vendin e katërt dhe durrsakët janë vetëm tre pikë larg. Edhe Flamurtari është aty pranë, pasi barazoi në Gjirokastër.

Sa i takon zonës së ftohtë, Tirana i është larguar ndjeshëm. Fitorja me Kukësin e ka distancuar me 8 pikë nga Kamza e Kastrioti që ndodhen në fund. Edhe Luftëtari ka njëfarë distance sigurie, për momentin. Gjitokastritët numërojnë pesë pikë më shumë.

Ndërkohë kjo javë sjell ndeshje të tjera të rëndësishme dhe gjithçka nis në Durrës, aty ku Teuta pret Kukësin. Të shtunën do të luhet vetëm një takim, pasi Kamza-Kastrioti është shtyrë për të dielën. Spikasin këtë fundjavë takime si Laçi-Partizani e Flamurtari-Skënderbeu.

E premte, më 15 shkurt
Ora 18:00 | Teuta-Kukësi

E shtunë, më 16 shkurt
Ora 17:00 | Tirana-Luftëtari

E diel, më 17 shkurt
Ora 14:00 | Laçi-Partizani
Ora 14:00 | Kamza-Kastrioti
Ora 17:00 | Flamurtari-Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *