I fiksuar që historia të flas vetëm për të, Bufon do të firmos kontratë të re te Juventus deri në…43-vjeç

Nga Juventusi do të largohej mes lotëve dhe ceremonie përshëndetse me tifozët, për të shkuar te PSG, atje ku u mendua se ishte edhe mbyllja e karrierës së tij. Jemi duke folur për Bufon, që do të merrte një vendim të papritur për t’u kthyer te bardhezinjtë, për të rivendosur rekorde të reja në Serinë A.

I fiksuar pas shifrave dhe kërkon që historia të flas vetëm për të, ndërsa nga mediat italiane raportohet se Bufon do të firmos një kontratë të re. Portieri i njohur do të jetë pjesë e Juventusit deri në qershor të vitit 2021, ndërsa në janar të vitit të ardhshëm, do të mbushë 43-vjeç. Tashmë mbetet të shihet, nëse kjo “çmenduri” do të vazhdojë akoma më gjatë, për të thyer ligjet e futbollit elitar. /Sport Ekspres/