I doli fjala! Më parë i quanin budallallëqe, Kapelo për Lukakun: Tre herë para portierit, Interi e pagojë

Kur të gjithë ishin duke ngritur në piedestal dhe prisnin pafundësisht prej Romelu Lukakut te Interit, Fabio Kapelo do të dilte tërësisht ndryshe: “Është një lojtar që ka aftësi të mira, por mos e quani atë si klas botëror. Nuk është kampion”.

Këto fjalë nuk janë pritur mirë fillimisht dhe janë quajtur si budallallëqe, pasi në fushë duket qartazi uria e Lukakut, që po e ndihmonte pafundësisht Interin. Për të mbërritur tek ky eliminim ndaj Barcelonës në shifrat 1-2, atje ku sulmuesi në fjalë realizoi golin e vetëm, por edhe shpërdoroi shumë.

Këtë herë në studion e “Sky Sport”, Kapelo ka thënë: “Lukaku nuk mund të gabojë tre herë para portierit, e të mos e dërgojë topin në rrjetë. Interi i ka paguar këto dhurata ndaj një ekipi me kualitet si Barcelona. Humbën shumë raste ndaj një ekipi që nuk të lë të relaksohesh”, tha Kapelo. /Sport Ekspres/