I dha vëllait ndeshje të sigurt për lloto, pezullohet për 4 muaj ish-lojtari i Liverpoolit

Daniel Sturridge ka marë një dënim të rëndë, që i ka mbyllur edhe sezonin para kohe. Plot 4 muaj larg fushave dhe një shumë prej 150 mijë paundësh është ajo çfarë sulmuesi anglez ka pësuar. Arsyeja është akuza e ngritur ndaj tij për vënien e basteve. Lojtari në fjalë i dha informacion të sigurt për një bast të një ndeshje ku ekipi spanjoll i Sevijas do të luante. Ndërkohë dënimi e ka historinë më të hershme, që në periudhën kur lojtari ishte pjesë e Liverpoolit sezonin e shkuar.

Por  në atë kohë masat e ndërmarra për Sturridge ishin thjesht 6 javë përjashtim nga futbolli dhe një gjobë 75 mijë paundëshe për tu shlyer. Por Federata Angleze vendosi ta apelojë një vendim të tillë për të ardhur në ditën e sotme, kur ndëshkimi bëhet më i rëndë për futbollistin.

Gjithashtu ky përjashtim nga futbolli botëror deri në qershor ka sjellë edhe ndërprerjen e kontratës mes Sturridge dhe ekipit të Trabzonsporit. Klubi turk, ku aktivizohet edhe ish-sulmuesi i Partizanit Ekuban, kishte nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin, por që u ndërpre vetëm pas 6 muajsh./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *