I dha fitoren Bazelit, Xhaka: Zhegrova është mashtrues dhe driblon, është një showman

Edon Zhegrova ishte njeriu i ndeshjes ditën e djeshme, ku ndihmoi shumë ekipin e tij të Bazelit që të mposhte kundërshtarin e drejtpërdrejtë për titull, Young Boys. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asist në këtë ndeshje, gjë që solli edhe vlerësimet për të.

Fjalët e mira për të nuk i ka kursyer as mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka, që mbante në krahun e tij edhe shiritin e kapitenit. Xhaka ka thënë se Zhegrova është ende i ri dhe duhet folur me të, por nga ana tjetër është një “showman” në fushë dhe klub a nevojë për të.

“Ai është i ri dhe duhet folur pak me të. Ai është një njeri mashtrues, është i keq, ai driblon. Ai është një showman, por ne kemi nevojë për atë. Sot ai ishte efikas dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë gjë”, është shprehur Taulant Xhaka./Sport Ekspres/