I dështoi pista e Edison Kavanit, Murinjo e ndërron me 24 milionë euro për ish-lojtarin e Superiores

Totenhemi është vënë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar boshllëkun që Herri Kejn la pas dëmtimit të tij. Pista Edison Kavani duket se ka dështuar për londinezët, prandaj Murinjo duhet të hedhë sytë diku tjetër. Për këtë arsye Totenhemi pritet të bëjë ofertën e rahës për sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi.

Ky i fundit ka qenë nën radarët e klubit anglez që në fillim të sezonit dhe 11 golat e 4 asistet e tij në 18 javë kampionat me fanellën e Fenerbahçes kanë bërë që skuadra e Murinjos të vihet në lëvizje për shërbimet e tij.  Oferta e radhës nga Totenhem mban shumën e 24 milionë eurove, me të cilat kërkon që të tundojë klubin turk dhe të sjellë që në janar ish-lojtarin e Superiores në Londër./Sport Ekspres/