I dënuar nga Champions-i, Nejmar “qahet” në gjykatën e Nionit

Nejmar si zakonisht në dajlet e tij për mediat është i drejtpërdrejtë, por kjo ka pjesën e saj negative. Braziliani shpërtheu në akuza mbi gjyqtarin pas eliminimit të Parisit nga Champions, pas asaj përmbysje të Mançester Junajtid. Braziliani kishte rezerva të mëdha për gjyqtarin e ndeshjes dhe lëshoi një deklaratë jo shumë etike.

Për këtë braziliani është dënuar me tre ndeshje pezullim, që do të thotë se do i duhet të kthehet për të luajtur në Champions në muajin tetor. Megjithatë ai do ta apelojë çështjen. Sipas “L’Equipe”, 27-vjeçari do ta çojë vendimin për rishikim në gjykatën e apelit që ndodhet në Nion të Zvicrës. Seanca akoma nuk ka një datë të saktë. Duke parë rastet e mëparshme të shqyrtuara nga kjo gjykatë, me shumë mundësi dënimi i Nejmar do të reduktohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *