I dehur nga Siti, Liverpuli turpërohet nga Suonsi

0

Skuadra e vendit të fundit në Premier ka mundur ekipin e Jurgen Klopit  1-0. “Te Reds” pa ide në fushë

Humbje shokuese për Liverpulin përballë Suonsit të vendit të fundit. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop është mundur 1-0 në një takim ku ka qenë shumë larg paraqitjes së një jave më parë në “Anfield” përballë Mançester Siti. Dehja nga suksesi përballë kryesuesve të Premier ka ndëshkuar keqazi “The reds”, të cilët janë shfaqur pa ide, pa fantazi dhe pa dëshirë për të fituar në “Liberty Stadium” përballë Suonsit të vendit të fundit.

Humbja përballë Suonsit i jep fund një serie pozitive prej 18 takimesh për Liverpulin, që me përjashtim të rastit të shtyllës në fund me Firminon ka bërë shumë pak për të marrë qoftë dhe një pikë. Liverpuli ka treguar dhe njëherë tjetër se di të mposhtë të mëdhatë, por të vuajë dhe të turpërohet me të voglat, siç ishte dhe rasti i Suonsit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.