“I çmenduri” Alkaser nuk ndalet, Spanja shpartallon Uellsin

0

Spanja ka marrë një tjetër fitore në takimin miqësor me Uellsin me rezultatin 4-1, por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është Pako Alkaser, i cili vijon të jetë në qendër të vemjes, pasi edhe sot ka mundur që të shënojë 2 gola në pak minuta.

Për t’u veçuar se sulmuesi i Dortmundit ka një mesatare të frikshme, pasi ka realizuar 9 gola në 5 ndeshjet që ka luajtur. Saktësisht 25 vjeçari ka luajtur vetëm 216 minuta, praktikisht ka shënuar me një mesatare një gol çdo 24 minuta. Vërtetë një statistikë e çmendur për spanjollin që formën e mirë që po kalon po e reflekton dhe në Kombëtare.

Golat e tjerë u shënuan nga Ramos në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënoi dhe Bartra. Të vetmin gol për uellsianët e shënoi Vorkes pak minuta para fundit. Për këtë sfidë nuk ishte i gatshëm Garet Bejl.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.