I çmendur! Haland debuton te Dortmundi, 3 gola dhe i lë pa fjalë në dramën gjermane

Një ndeshje e çmendur ishte ajo e Dortmundit ndaj Augsburgut, atje ku arriti të fitonte me rezultatin 3-5. Vendasit do të kishin gjithçka në kontroll falë dopietës së Niederlechner dhe Richter, ndërsa pas 55 minutash loje rezultati do të ishte 3-1.

Pikërisht këtu ndryshon edhe historia e takimit, pasi Dortmundi do të hidhte kartën më të re në lojë, djaloshin Erling Haland. Një debutim i pabesueshëm ishte ky për 19-vjeçarin, që do të shënonte menjëherë në minutën e 59. Sancho i ngushtoi shifrat pak minuta më vonë, ndërsa dy golat e tjerë të Haland në minutën e 70 dhe të 79 përmbyllën historikun e takimit. Padyshim që flasim për një yll të ri që do të rrëmbejë gjithë vëmendjen e futbollit europian pas disa vitesh. /Sport Ekspres/

 

https://twitter.com/BorussenEdits/status/1218564852429606912