I bukur futboll! Ibiza pranë historisë, Barcelonës i shpëtojnë nderin 6 minuta shtesë

Barcelona është ndeshur përballë Ibizës në takimin e vlefshëm për Kupën e Mbretit. Takimi është mbyllur në shifrat 1-2, falë dopietës së Griezman.

Por futbolli e ka treguar edhe njëherë që nuk është një shkencë ekzakte dhe se ka gjithmonë të papritura. Ibiza e mbylli pjesën e parë me shifrat 1-0, ndërsa përmbysja e plotë erdhi në 6 minutat e shtesës, pasi deri atëherë gjithçka kishte ekuilibër të plotë. Një kohë disi e tepërt e akorduar dhe në të 5-tën do të ishte një aftësi individuale e Griezman që mbylli gjithçka. I gjithë stadiumi duartrokiti ekipin e Ibizës me lojtarët që janë shtrirë në tokë të dëshpëruar pas vërshëllimës së fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *