I binte derës së ish-bashkëshortes, Klodian Duro bie në pranga të policisë

Një ngjarje e bujshme vjen nga figura e njohur e sportit në Shqipëri, Klodian Duro. Ish-futbollisti i Kombëtares ka përfunduar në pranga të policisë, ndërsa është në telashe serioze.

Arsyeja? Sipas asaj që raporton “Dosja.al” dhe “Gazeta Si”, Duro akuzohet për kanosje dhe thyerje të rregullit. Ai ka shkuar dhe trokitur te dera e ish-bashkëshortes, duke e kërcënuar sipas asaj që thuhet, ndërsa ajo kishte një urdhër mbrojtje nga policia dhe Duro nuk duhej të afrohej më tepër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *