I beson sërish një trajneri shqiptar, Prishtina piketon zëvendësuesin e Mirel Josës

0

Mirel Josa nuk do të jetë më në krye të ekipit të Prishtinës, pasi këta të fundit zyrtarizuan shkarkimin e tij ditën e sotme me njoftim klubi. Tashmë prishtinasit janë vënë në kërkim të një trajneri të ri për të marrë drejtimin e skuadrës, që momentalisht është duke kaluar një periudhë të vështirë.  Një prej emrave të përfolur është edhe ai i Bylbyl Sokolit, madje është vetë Sokoli që pranon interesimin nga ana e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

“Jemi në bisedime me Prishtinën dhe jemi afër të arrijmë një marrëveshje, që unë të udhëheq Prishtinën”, ka thënë Sokoli për gazetën “Olle”.

Ekipi i Prishtinës po tregon një formë të dobët, duke çaluar në marrjen  e rezultateve. Në dy ndeshjet e para të kampionatit ka arritur të marrë vetëm një barazim, ndërsa në kupat e Europës u eleminua prej ekipit modest nga Gjibraltari, St. Joseph’s./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.