I bëri “zbor” Torasa, mesfushori pranë kalimit te Borusia Dortmund

0

Futbollisti i Red Bull Salcburg, Diadie Samaseku, është shumë pranë kalimit te Borusia Dortmund. Sipas medies gjermane “Sport1”, mesfushori nga Mali do të transferohet në Gjermani pasi verdhezinjtë kanë rënë dakord të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit.

Disa prej jush mund ta kujtoni këtë lojtar, pasi Samaseku ka qenë një ndër protagonistët e ndeshjes midis Partizanit dhe Salburgut, më 26 korrik të 2017-ës, në takimin e vlefshëm për raundin e tretë të kualifikueseve të Europa League.

Lojtari asokohe 20 vjeç la me 10 lojtarë skuadrën e tij për shkak të dy kartonëve të verdhë në vetëm tre minuta tre minutave. Të dy kartonët u dhanë për faulle ndaj Agustin Torasës, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, por pa mundur të ndihmojë “demat e kuq”, të cilët humbën takimin me rezultatin 0 – 1 pas një penalltie të fituar nga Valon Berisha në minutën e 70-të.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.