I bëri karate në zonë dhe nuk u dha penallti, komentatori del nga vetja me arbitrin: O bir bushtre!

Një rast vërtet i rrallë ka ndodhur në Meksikë, atje ku pasur një përballje mes Rojos de Colima dhe Chapala. Një goditje në stilin e karates ka pasur në zonë, por arbitri nuk e ka parë të arsyeshme që ta jap 11-metërsh.

Kjo ka sjellë edhe acarimin e komentatorit meksikan në këtë moment, që ka dalë tërësisht nga vetja. Menjëherë i është vërsulur arbitrit me fjalët: “O bir bushtre”. Madje arbitri nuk është ndalur vetëm me kaq në gabimin e tij, por ka dhënë faull në sulm, ndërsa lojtari i dëmtuar është ndëshkuar me karton të kuq. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *