Hyter: Fushë e keqe, pengoi ne dhe Skënderbeun

0

Trajneri i Jang Bojs, Adolf Hyter, ka mbetur i kënaqur nga pika e marrë në Elbasan ndaj Skënderbeut. Skuadra zvicerane e niste si favorite, por realisht ashtu si shkuan gjërat, ishte Skënderbeu skuadra që doli e mërzitur nga fusha. Për këtë arsye, Hyter është i ndershëm, kur pranon se është një pikë e çmuar: “Mendoj se pikën e sotme e merituam. Skënderbeu bëri një lojë shumë të mirë, ndaj mendoj se duhet të jemi të kënaqur. Nuk luajtëm me skuadrën më të mirë, edhe Skënderbeu po ashtu, ndaj mendoj se kjo ishte një pikë e merituar nga të dyja skuadrat.  Në fillim ishim mirë, por më pas Skënderbeu e ngriti lojën, në bazë të lojtarëve të mirë që ka”.

Trajneri austriak ka ngritur një shqetësim madhor: “Problemi ka qenë bari dhe kushtet jo të favorshme atmosferike. Bari ishte problem dhe ndoshta nuk ishte rritur si duhet. Kjo sillte vështirësi dhe ishte humbje për të dy ekipet. Kur e shihje, fusha dukej e mirë, por nuk ishte aq e thjeshtë për të luajtur, edhe pse nuk u ankova”.

Shanset? “Mendoj se pas kësaj ndeshje jemi të dytët, pozicion i mirë. Është ende shumë herët, ka shumë përballje direkte deri në fund dhe shanset për të treja janë të barabarta.  Mendoj që ne dhe Dinamo e Kievit kemi shanset më të mëdha për të kaluar, por edhe Partizani”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image