Hysi, trajneri i ri i Luftetarit

0

 

 

Merr fund dilema se kush do te jetë në pankinën e Luftëtarit për sezonin futbollistik 2015-2016. Dje, është arritur marrëveshja midis kryebashkiakes Zamira Rami dhe dyshes së trajnerëve Hysi-Ciko për të qënë ata trajnerët e ardhshëm.

 

Ka qenë vetë kryebashkiakja e Gjirokastrës, Rami, e ka dhënë vetë këtë njoftim duke shtuar se ka gjetur mirëkuptimin dhe si kryebashkiakja e re, por që ende nuk është konfirmuar administrativisht në këtë detyrë, e ka konsideruar  privilegj që firmën e parë e ka hedhur në aktin e nënshkrimit në vendosjen e drejtuesve të ekipit të futbollit për plotësimin e dëshirave të shumë bashkëqytetarëve në rritjen e cilësisë së futbollit. Mustafa Hysi është kthyer nga pushimet verore për të marrë detyrën e re. Përveç qenies si trajner, do të jetë edhe drejtor i Akademisë së Futbollit e cila ngrihet për herë të parë dhe do të fillojë nga puna në fillimin e muajit gusht. Hysi-Ciko, kanë qenë edhe shumë herë të tjera në drejtimin e Luftëtarit dhe në dy sezonet e fundit kanë drejtuar Butrintin e Sarandës. Për rezultatet e mira që arritën me këtë skuadër, po ditën e djeshme nga këshilli bashkiak i qytetit të Sarandës, morën titullin “Mirënjohje e Qytetit”. Mbas nënshkrimit për të qenë trajner në skuadrën e Lutëtarit, M. Hysi, mjaft i emocionuar u shpreh se: “E prita me kënaqësi detyrën e trajnerit, jo vetëm se më jepet besimi për të drejtuar një skuadër me emër siç është Luftëtari, por tek kjo skuadër, unë kam një pjesën time të jetës e lidhur me punën dhe djersë në shumë vite, si futbollist që kur isha fëmijë, por edhe si futbollist dhe trajner për shumë vite. Duke qenë se jam gjirokastrit, ndjehem dy herë i motivuar: Si qytetar dhe si trajner i ekipit të këtij qyteti të mos kursehem për asnjë çast për të justifikuar besimin e dhënë”.

Gezim Beqiri

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.