Hysenshahaj: Sezon zhgënjyes, Apolonia e re do jetë ndryshe

0

Apolonia nuk i ka ndalur përgatitjet dhe deri më datë 31 maj skuadra do të vijojë të stërvitet. Sezoni i fundit padyshim pranohet nga të gjithë se ishte një dështim, pasi në fillim u mendua të luftohej pët t’u rikthyer në Kategorinë Superiore. Jo vetëm kjo gjë nuk u arrit, por fierakët madje u renditen në pesëshen e dytë të skuadra në grupin B.

Gjithsesi ka optimizëm për sezonin e ardhshëm dhe kapiteni Taulant Hysenshahaj nuk e fsheh: “E nisëm shumë mirë sezonin dhe me pretendimin që Apolonia të ngjitej në Kategorinë Superiore. Gjatë garës bëmë disa gabime, që na penalizuan në arritjen e këtij synimi. Renditja në peshën e dytë ishte zhgënjimi i sezonit, pasi skuadra kishte përbërjen e një ekipi të Superiores”.

Mesfushori më tej shton: “Gabimet që bëmë në sezonin e kaluar duhen korrigjuar dhe mbi korrigjimin e tyre do ndërtohet projekti për sezonin e ri. Drejtuesit i kanë gati emrat që mendojnë të përforcojnë Apoloninë, por ende nuk mund të flas për emra konkretë. Gjatë muajit qershor do bëhen zyrtare planet dhe emrat e përforcimeve”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.