Hysenshahaj: Apolonia po tregon karakter, respektojmë fanellën

Mesfushori fierak Taulant Hysenshahaj, një nga lojtarët me eksperiencë të Apolonisë, në një prononcim për “Sport Ekspres”, u shpreh i kënaqur që skuadra e tij arriti të fitojë një ndeshje të zhvilluar në një fushë të vështirë.

“E kishim përgatitur me kujdes gjatë javës që kalojë takimin me Shënkollin. Në të gjitha aspektet ishim të ndërgjegjshëm se do të ishte një ndeshje e fortë dhe e tensionuar, ndaj na duhej të jepnim më të mirën në fushën e lojës. Në të njëjtën kohë të ruanim qetësin e mos të binim “preh” e provokimeve të skuadrës vendase. Hymë në fushën e lojës të mobilizuar e të motivuar me besim te fitorja. Nëpërmjet një loje të kujdesshme duke u përshtatur mirë me terrenin e vështirë të fushës dominuam në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit dhe nuk e vumë për asnjë moment në dyshim fitoren. Kështu shënuam golin e parë me anë të sulmuesit Krasniqi pas një kundërsulmi të shpejtë. Avantazhi na shtojë më shumë cilësinë në lojën tonë dhe besimin te fitorja. Kundërshtari fillojë të reagojë e të kërkonte të barazonte rezultatin. Pavarësisht kësaj, ne arritëm të përballonim presionin e kundërshtarit që kërkonte të shënonte me çdo kusht, por pa e arritur qëllimit se ata që shënuam përsëri dhe që dyfishuan rezultatin ishte skuadra jonë që me pak më shumë qetësi e kujdes mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë. Ishte një fitore e bukur plotësisht e merituar që ne tashmë e kemi lënë pas dhe po vazhdojmë të përgatitemi fort e me intensitet për ndeshjen e radhës që do të luajmë në fushën tonë. Synimi ynë i vetëm është të vazhdojmë me këtë ritëm e mos të zhgënjejmë vetveten drejtuesit e klubit dhe tifozët tanë të zjarrtë e të mrekullueshëm për t’u kthyer besimin te skuadra e tyre e zemrës duke arritur një tjetër fitore”, – ka përfunduar mesfushori fierak, Taulant Hysenshahaj.

Mikel Mbriçaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *