Hysajn e duan në Angli, agjenti: Dinë s’i ta marrin!

0

Mbrojtësi shkodran në qendër të merkatos, por Napoli pret 45-50 mln euro, ndyshe s’bëhet asgjë. Mund të rizgjohet interesi i hershëm i Bajernit

Elseid Hysaj në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi shkodran është rikthyer që të jetë lojtari i sezonit të shkuar dhe ka kaluar fazën e vështirë teksa i duhej pak pushim dhe po vuante sa i përket “oksigjenit”, duke qenë ndër stakanovistët e Napolit. Në sfidat e fundit, nota e tij është rritur, ashtu sikurse edhe vlerësimi. E ardhmja? Ende një rebus…

Sepse, presidenti De Laurentis ka vendosur një klauzolë, thuajse 50 mln euro, që bën me dije faktin se nëse ka një blerës të interesuar, e di se çfarë duhet të ofrojë përpara se të trokasë.

“Ka shumë agjentë që po e ndjekin, skuadra gjermane dhe angleze, por s’kemi asnjë nxitim apo nevojë për t’u larguar nga Napoli. Elseid është në vitin e dytë te Napoli dhe mendoj se mund të bëjë mirë edhe vitin e ardhshëm, pasi djali ka nevojë dhe dëshirë të luftojë për titullin”. Agjenti i Elseid Hysajt frenon zërat e largimit, edhe pse pranon se interesi për mbrojtësin e Shqipërisë dhe kandidatin për të marrë shiritin e kapitenit pas Agollit është tepër i lartë.

“Elsi ka një klauzolë për prishje kontrate dhe nëse do të vijë një klub që do ta paguajë, futbollisti mund të largohet, por nëse kjo s’do të ndodhë, atëherë do të vazhdojë të qëndrojë te Napoli dhe nuk do të marrim ndonjë rrugë tjetër pa njoftuar klubin”.

Ndërkaq, sipas medive britanike, interesi për lojtarin shkodran është bërë i madh, këto kohë, nga Arsenali i Vengerit dhe sidomos Mançester Junajtidi i Hoze Murinjos, por s’duhet harruar edhe Çelsi i Kontes. Në Gjermani, sakaq, interesi i Bajern Mynihut është i hershëm dhe “Sport Ekspres” ka qenë gazeta e parë që ka botuar lajmin e këtij interesi, teksa në atë kohë asnjë medie në botë nuk shkruante mbi këtë lajm…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here