Hysaj vuan, por Napoli fiton me tris

0

Kajehon, Mertens dhe Zielinski. Kanë mjaftuar tri gola në “Dall’Ara” të Bolonjës për të fituar dhe për të arkëtuar tri pikë të tjera të rëndësishme, që nuk e ndajnë nga kreu i renditjes. Edhe pse i është dashur të vuajë në pjesën e parë, me pritje të Reinës dhe shpëtim në zonë nga Kulibali, në pjesën e dytë, Napoli ka ndryshuar marsh dhe ka zhbllokuar rezultatin në të 66’. Sakaq, nota për mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka qenë mesatarisht 5,5-6, pasi 45 minutat e para kanë qenë për t’u harruar. “Disa gabime të mëdha në pjesën e parë, por më pas e merr veten në pjesën e dytë dhe nuk dizenjon edhe disa zbritje të zakonta të tij në krah. i aftë në diagonale mbi Palasion që kishte kaluar Albiol”. Kështu e shpjegon “TuttoNapoli.it”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image