Hysaj: Vllaznia me president kthehet në majë

Elseid Hysaj është paraqitur sot para gazetarëve për të folur në prag të sfidës miqësore kundër Norvegjisë dhe në fokus nuk ka qenë vetëm kombëtarja, por edhe e ardhmja e tij dhe Vllaznia, si shkodran që është.

Norvegjia – “Kundërshtar mjaft i mirë, që është rritur shumë kohët e fundit. Do të jetë një provë mjaft e mirë edhe për ne, për të parë se ku jemi me përgatitjet.

Pozicioni i Hysajt -” Besoj se kemi lojtarë shumë të mirë në krahun e majtë, por nëse ka nevojë trajneri dhe ekipi, unë luaj edhe në të majtë, edhe në qendër, edhe kudo.

E ardhmja e Hysajt dhe interesimi nga shumë klube – “Normalisht që ndjehem shumë mirë, sepse do të thotë se po vlerësohet puna ime. Gjithsesi, unë jam i përqendruar të jap më të mirën në fushë, ndërsa të tjerat vijnë vetë.

Vllaznia, në krizë prej vitesh -” Shpresoj që Vllaznia të rikthehet sa më shpejt ajo që jemi mësuar të gjithë ta shohim. Tifozët shkodranë janë të mrekullueshëm, por skuadra ka nevojë për një president të mirë, që të rikthehet në nivele të larta. Kemi një stadium shumë të mirë dhe nëse Vllaznia rikthehet pretendente, tifozët do ta mbushin plot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *