Hysaj rikthehet titullar, Strakosha është i paprekshëm

0

Serie A luan javën e dhjetë dhe sikurse dihet janë disa shqiptarët që luajnë në elitën e futbollin italian. Por jo të gjithë do të jenë në fushë për skuadrat e tyre. Nesër prej orës 15:00 Atalanta përballet me Parmën dhe Gasperini sërish pritet të lërë në stol portierin Etrit Berisha dhe qendërmbrojtësin Berat Gjimshiti.

Frederik Veseli ndërkohë nuk është rikuperuar ende, duke e humbur mundësinë të përballet me Juventusin nesër prej orës 18:00. Empoli i tij ka një përballje shumë të vështirë me bardhezinjtë në shtëpi. Mbrojtësi i kombëtares do ta ndjekë nga tribuna Ronaldon&Co.

Elseid Hysaj pushoi në mesjavë në ndeshjen kundër PSG-së, ndërkohë që është programuar titullar për ndeshjen e së dielës në kampionat ndaj Romës (ora 20:30). Shkodrani do të luajë në të majtë të mbrojtjes, pozicion që e ka mbuluar javët e fundit.

I paprekshëm Thomas Strakosha. Portieri i kombëtares do të presë të hënën për të luajtur. Lacio ka një përballje të vështirë me Interin në shtëpi. Ky takim nis prej orës 20:00, ndërkohë që veç Strakoshës titullar pritet edhe Valon Berisha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.