Hysaj përmirësohet, Gjimshiti “skuqet”, De Biazi sheh Pizën

0

Elseid Hysaj ka bërë kthesë, sepse sot luajti një ndeshje të mirë për Napolin, që fitoi 2-1 në Romë. Mbrojtësi ynë bëri një gabim në pjesën e dytë, kur për pak Roma krijoi një rrezik goli, por në përgjithësi paraqitja e mbrojtësit tonë ishte goxha më e mirë se në ndeshjet e fundit. Napoli luan shumë nga krahu i tij dhe në këtë ndeshje Hysaj vendosi rekord në fushë, me 60 topa të luajtur.

Ndërkaq, Berat Gjimshiti pati një pasdite horror, sepse Avelino humbi 5-0 në shtëpi nga Peruxhia dhe qendërmbrojtësi ynë u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-t, kur rezultati ishte 0-3. Ndeshje e dobët për mbrojtësin tonë, e para ndoshta për këtë sezon, që deri tani ka qenë perfekt për të.

Në Ferrara Spali priste Pizën dhe Xhani De Biazi ishte në tribunë për të parë nga afër Manajn dhe Ccanin. I pari luajti titullar dhe doli në minutë të 55-të duke ccaluar, i zëvendësuar pikërisht nga Ccani. Në fund Piza mori një barazim 1-1, me golat që erdhën në pjesën e parë, ndërsa Manaj krijoi disa rreziqe, por sërish goli nuk po duket.

Titullar ishte sot edhe Migjen Basha, si zakonisht, te Bari, por skuadra puljeze u mund në Entela 2-0, pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here