Hysaj: Panuçi e ka pasur gabim për ne, fitojmë për veten dhe tifozët!

Kombëtarja jonë do të zbresë përsëri mbrëmjen e nesërme në fushë, teksa do të luajë në transfertë ndaj Andorrës. Në kuadër të takimit, përpara mediave ka dalë në konferencë trajneri Bulku dhe kapiteni Elseid Hysaj. Ky i fundit, foli për disa tema, ku kryesoret ishin ndeshja dhe largimi i Panuçit.

LARGIMI I PANUÇIT – “Një ndeshje që duhet ta fitojmë me doemos, për moralin tonë, për moralin e tifozëve. Na duhen vetëm tri pikët dhe nuk duhet të mendojmë gjë tjetër, as për trajnerin që largua. Nuk e di se çfarë thoshte Panuçi për ne, pasi çdokush ka mendimet e veta. Unë që jam pjesë e grupit jam i bindur që kemi shumë kualitet dhe shumë besim në vetvete. Po t’i pyesni të gjithë lojtarë kuqezi, asnjë nuk thotë që nuk mund të kualifikohemi. Panuçi e ka pasur gabim kur tha që këto lojtarë jemi, pasi ne kemi shumë kualitet dhe cilësi!”.

NDESHJA KUNDËR ANDORRËS – “Besoj që jemi të gjithë me mendimin se kjo ndeshje duhet fituar me doemos, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të mendojmë për gjërat që kanë ndodhur më përpara, por vetëm të shohim përpëra. Besoj se jemi të gjithë gati për ndeshjen kundër Andorrës.

SITUATA BRENDA GRUPIT – “Siç e kemi parë dhe ne dhe Bulku, sitata është shumë e mirë. Nuk është se humbëm një ndeshje dhe jemi të dënuar për ndeshjet e ardshme. Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe po të mendojmë me pozitivitet, mund të rikthehemi aty ku duhet. Edhe nga ana psikologjike, çunat janë mirë dhe do të arrijmë te objektivi kundër Andorrës”.

LOT NGA LARGIMI I PANUÇIT – “Ky është futbolli, një trajner largohet, një tjetër vjen. Nuk mund të rrimë të mendojmë për këtë gjëra, por të shohim përpara. Duhet vazhdimësi, të bëjmë më mirë në ndeshjet e radhës. Ka pasur lot? Normal, jemi mërzitur, pasi kemi kaluar një periudhë pozitive me Panuçin, por duhet ta kalojmë këtë moment”.

ANDORRA – “Andorra është një ekip i fortë, pasi të gjitha skuadrat që vijnë këtu e kanë të vështirë të fitojnë, siç ishte rasti me Islandën. Megjithatë, ne e kemi studiuar mirë dhe shpresoj që me trajnerin tonë, të arrijmë të marrim tri pikët”.

SHIRITI I KAPITENIT – “Unë besoj që me votimet që kemi bërë më përpara, besoj se po. Edhe në veten time, e ndjej që jam një lider dhe çunat më kanë zgjedhur. Shpresoj të jem i denjë për të qenë kapiteni i kombëtares dhe për shumë vite të tjera”, përfundoi Hysaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *