Hysaj nuk vjen, një kampion europe për Interin

E gjithë vëmendja e Interit është te rinovimi me kapitenin Ikardi, por drejtuesit po punojnë në pista të ndryshme në merkato për të përforcuar ekipin e Spaletit.

Pasi u fol për një interesim për Elseid Hysajn, Interi është pranë akordit me një tjetër mbrojtës të djathtë. Siç raporton portugezja “O’Jogo”, zikaltrit janë pranë mbylljes së marrëveshjes për Sedrik Soares. Dy klubet kanë një akord mes tyre dhe lojtari pritet të kalojë në Serie A.

27-vjeçari i bën mirë të gjitha rolet e krahut të djathtë dhe është pjesë e Southemptonit, me të cilët ka kontratë deri në verën e vitit 2020, por ai nuk bën pjesë më në skemat taktike të trajnerit Hasenhutëll.

Soares ka lindur në Gjermani, por ai ka vendosur të luajë me Portugalinë. Mbrojtësi numëron 33 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren luzitane, ndërkohë që ka shënuar dhe një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *