Hysaj: Nuk jemi larg Juventusit

0

Mbrojtësi i Napolit dhe kombëtates shqiptare, Elseid Hysaj, ka folur në prag të sprintit final me Romën, në garën për vendin e dytë.

Për Hysajn vendi i dytë është i arritshëm: “Jemi tërësisht të përqendruar te ndeshja në Torino – deklaron mbrojtësi ynë për Radio Kiss Kiss – Duam tre pikët, edhe pse do të jetë e vështirë, ndaj një rivali që luan shumë mirë. E dimë që fitorja mund të vlejë vendin e dytë, por duhet të bëjmë detyrën dhe më pas të shohim Romën”.

Roma-Juve përbën një sfidë me shumë interes për Napolin, që pret një gabim të ndalet Roma: “Po rritemi, jemi përmirësuar këtë vit, po luajmë mirë e po zbavitemi, duke pasur identitetin tonë – deklaron Hysaj – Në fazën e dytë kemi grumbulluar dy pikë më shumë se Juventusi dhe kjo është një pikënisje e mirë për sezonin e ardhshëm. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, do të mundohemi të mbushim hendekun me Juven në renditje”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here