Hysaj nuk ia mbush syrin, De Laurentis flet për pasuesit

0

Presidenti i Napolit, Antonio De Laurentis, ka folur pa dorashka para mikrofonit të Radio “Kiss Kiss”. Krahu i djathtë i mbrojtjes është reparti që pritet të ketë një prurje të re, pra më shumë konkurrencë për Hysajn. Numri 1 i napolitanëve ka shpjeguar gjendjen e negociatave me disa shënjestrat e merkatos.

“Darmian? Ai është një lojtar interesant, por për të pranojmë vetëm një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje. Arias? Bisedimet për të vazhdojnë, të presim çdo të ndodhë? Alternativa të tjera? Henriks i Leverkuzenit më pëlqen, por nuk kemi pasur ende një bisedim konkret”, përfundoi De Laurentis.

Vendi i titullarit nuk është më i garantuar për mbrojtësin e kombëtares sonë Elseid Hysaj. Shkodrani do i duhet dhe pak ditë për të mësuar emrin e konkurrentit të tij të ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.