Hysaj në “udhëkryq”, klauzola zbraps Atletikon dhe Çelsin

E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të jetë në dyshim. Mbrojtësi shqiptar i Napolit ka kaluar nga një titullar fiks i ekipit në një rezervë luksi. 24-vjeçari nuk po preferohet shumë nga Karlo Ançeloti, ndërsa dy ekipe interesohen për shërbimet e tij.

Çelsi dhe Atletiko e Madridit pëlqejnë shkodranin, por problem mbetet klauzola e largimit. Napoli kërkon 50 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të djathtë dhe spanjollët janë tërhequr nga gara. “Gazzetta dello Sport” raporton se klubi i Atletikos nuk ka ndërmend të paguajë aq para për Hysajn, ndërsa ashtu mendon dhe Çelsi.

Mauricio Sarri e pëlqen jashtë mase lojtarin, me të cilin ka punuar tek Empoli dhe Napoli, por shuma e përcaktuar në klauzolë është e madhe dhe për momentin Hysajt i mbetet të bindë Ançelotin dhe të luftojë fort për një vend në formacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *