Hysaj në “modë”, Etrit Berisha në shitje

0

Elseid Hysaj është në qendër të vëmendjes te Napoli. Vetë mbrojtësi pak ditë më parë deklaroi se ka ardhur koha për një aventurë tjetër dhe mbetet për t’u parë se ku do të transferohet. Mediat në Itali e lidhin atë me një kalim te Juventusi, të nxitur edhe nga fakti që Mauricio Sarri pritet të nënshkruajë me kampionët e Italisë.

Pista Çelis vazhdon të lakohet, ashtu sikurse edhe Mançester Junajtid. Sigurisht asnjë prej këtyre klubeve nuk paguan 50 milionë euro, aq sa shkodrani ka klauzolën. Aktualisht kartoni i mbrojtësit të djathtë vlerësohet në rreth 25 milionë euro. Presidenti Aurelio De Laurentis duhet të ndajë mendjen.

Një tjetër lojtar që pritet të ndryshojë ambient në verë është edhe portieri Etrit Berisha. Gardiani i Atalantës e ka humbur vendin e titullarit në skuadrën bergameske. Golini ka bindur Gasperinin dhe sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, portieri i kombëtares mund të shitet këtë verë. Atalanta pret ofertën e duhur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.