Hysaj ndez merkaton, tashmë oferta e Çelsit ka dhe një vlerë konkrete

0

23 milionë euro! Kaq ka qenë oferta më e fundit e Çelsit drejt Napolit për mbrojtësin kuqezi, Elseid Hysaj. Shkodrani e ka humbur vendin në formacion, pasi Ançeloti i beson Malkuit para tij dhe si pasojë, 24-vjeçari pretendon largimin.

Presidenti De Laurentis është gati ta shesë, por vetëm nëse vjen oferta që ai kërkon, që sipas mediave italiane, varion nga 35-50 milionë euro. Kjo shumë nuk do të paguhet nga “Blutë” e Londrës, të cilët kanë bërë sot ofertën e fundit, vetëm 23 milionë euro.

Me merkaton drejt fundit dhe me Ançelotin që nuk ka ndërmend ta aktivizojë titullar, De Laurentis mund të heqë dorë nga shërbimet e Hysajt për këtë shumë. Në rast se ky transferim do të kryhet, Zapakosta do të largohej drejt Lacios. Si pasojë, edhe Tare “shpreson” që Hysaj të bëjë gati valixhet dhe të udhëtojë drejt Londrës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.