Hysaj ndër më aktivët në Serinë A, rekord topash të prekur

Napoli është një ndër skuadrat më pak ‘italiane’ në Serinë A, për shkak të futbollit shumë sulmues dhe me pasime pa fund që ka aplikuar Sarri, aq sa edhe Pep Guardiola i ka bërë elozhe për lojën e bukur.Kjo ka favorizuar edhe Elseid Hysajn, që në një renditje të publikuar nga Sky rezulton ndër lojtarët që më shumë kanë prekur topin në Serinë A.

Plot 3124 prekje topi nga mbrojtësi kuqezi, çka tregon se ka qenë gjithnjë aktiv dhe pjesëmarrës në aksionet e Napolit, edhe pse konsiderohet një mbrojtës që mendon shumë për fazën mbrojtëse dhe rrallë kalon në aventurë për të ndihmuar sulmin.

Edhe Insinje, Kulibali, Zhorzhinjo e Hamshik janë ndër 7 lojtarët me më shumë prekje topi në Serinë A, çka tregon qartë për mënyrën e lojës së Napolit, ndërsa në listë janë edhe Kolarov i Romës dhe Shkriniar i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *