Hysaj, Napoli një mini-Shqipëri!

0

Elseid Hysaj dhe Napoli. Një dashuri që është fuqizuar edhe më shumë se vitin e tij të parë me axurrët. Sigurisht, sirenat e merkatos kanë rënë me kohë, por ajo që duhet të thuhet është se lojtari në fjalë është i vendosur të mbyllë sezonin mirë dhe nuk i intereson kjo gjë. Megjithatë, menaxheri i Hysajt, Mario Xhufredi ai që zbulon një detaj nga marrëdhënia e lojtarin me klubin ku ai është aktualisht.

Sipas agjentit të mbrojtësit, Hysaj është i dashuruar me Napolin dhe se mund të mos largohet kurrë nga aty. Kjo deklaratë është dhënë për radion “Kiss Kiss” në Napoli, ku Mario Xhufredi është shprehur: “Hysaj është në dashuri në Napolin, është i lumtur në Napoli dhe mund të mos largohet kurrë. Qyteti e ka pritur shumë mirë dhe ai ndihet si një qytetar i Napolit. Nuk është rastësi që shpesh thonë se napolitanët dhe shqiptarët janë të ngjashëm”. Sigurisht, këto mund të jenë edhe fjalë sa për të fokusuar futbollistin më shumë në fushë se sa jashtë saj, duke ditur se në merkaton e verës shumë gjëra mund të ndodhin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here