Hysaj mposht Strakoshën, Napoli blindon Champions!

0

 

Përqafime mes mbrojtësit dhe portierit, teksa në fushë fiton shkodrani. Vlerësime pozitive për të dy

Një përqafim përpara ndeshjes dhe disa fjalë, më pas humor dhe ndarja duke i uruar sukses njëri-tjetrit… Ka nisur kështu dueli brenda duelit. Në fund, Hysaj blindon Champions, Strakosha mbetet në Europa League… Eshtë ky verdikti i mbrëmjes së djeshme në derbin kuqezi mes mbrojtësit dhe portierit të kombëtares së Shqipërisë, teksa Napoli fluturon +7 pikë larg skuadrës bardhekaltër, që tashmë duhet të mbajë fort vendin e katërt, duke qenë se aty janë të gjitha skuadrat, nga Atalanta te Milani dhe Interi.

Ndërkohë, protagonisti i sfidës, këtë herë, nuk ishte Hamsik, apo Mertens, por Insinje, i papërmbajtshëm. Ishte Hoze Kajehon ai që hapi sfidën, teksa më pas Insinje realizoi dopietë. Lacio luajti me shumë frikë dhe në mbrojtje, duke mos guxuar aq sa pritej. Sa i përket notave, Strakosha dhe Hysaj, sigurisht, janë vlerësuar thuajse të dyja njësoj. Strakosha është vlerësuar me notën “6”: sa herë është thërritur në kauzë ka qenë gjithmonë i vëmendshëm. i pafajshëm te goli i parë, ndërsa te i dyti mund të kishte qëndruar mes shtyllave, në vend që të futej në aventurizëm. Sakaq, Hysaj u vlerësua me notën “6,5”, duke u përshkruar kështu: i kujdesshëm dhe i saktë në fazën mbrojtëse, ndërsa ka shtyrë përpara në sulm, deri sa kondicioni fizik e mbështet.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image