Hysaj “masakrohet” për paraqitjen kundër Sampdorias, më mirë Gjimshiti

0

Napoli fitoi sot me kundër Sampdorias, duke ruajtur kreun e Serisë A, por pësoi dy gola dhe mbrojtja vuajti shumë, aq sa të gjithë bënë gabime dhe Mario Rui doli me karton të kuq.

Edhe Elseid Hysaj kishte pjesën e vet të fajit, sepse gaboi në rastin e penalltisë së Sampdorias, duke ndalur me faull Ramirezin në zonë, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Edhe në aspektin sulmues Hysaj bëri shumë pak dhe në përgjithësi ishte në një ditë të errët, duke bërë që nota për të të ishte mjaft e ulët, 5,5 deri në 4,5.

Paraqitje më e mirë për Berat Gjimshitin, i cili ishte titullar për Beneventon dhe bëri një figurë të mirë, duke merituar notën 6.5 deri në 6. I pafat mbrojtësi ynë, sepse në fund portieri i Beneventos gaboi dhe Xhenoa fitoi 1-0 me 11-metërsh të shënuar nga Lapadula.

Ndërkaq, asnjë minutë për Ledian Memushajn, në stol për 90 minuta, ndërsa Benevento vazhdon rrugën drejt Serisë B.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.