Hysaj: Ky ishte objektivi ynë, e vështirë të shoshësh skuadrën kur vuan

Elseid Hysaj foli për “Supersport” në emisionin “Kuq e Zi” pas ndeshjes me Uellsin. Mbrojtësin shkodran tregoi se ai dhe skuadra i kishin vënë objektiv vetes që të paktën të mos e mbyllnin me humbje këtë vit.

“Është keq kur shoh skuadrën që vuan në fushë. Ishte një objektiv që të mos e mbyllnim vitin me humbje, të iknim më të qetë”.

“Kemi ende shumë për të punuar. Ishte lojë bindëse dhe ishim të rrezikshëm me kundërsulme. Duhet të vijojmë në këtë mënyrë”.

“Vinim pas një humbje dhe duhet të reagonim, pasi është e padrejtë që të shahet Kombëtarja. Ne e duam këtë ekip. Duhej të tregonim se ishim gjallë dhe arritëm te kjo fitore”.

“Ne po formojmë një grup. Duhet të përmirësohemi, të bashkohemi dhe të stërvitemi shumë që të jemi gati për kualifikueset e Europianit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *